Medalje e artë për Shqipërinë, Abakarov triumfon në Hungari

15 Korrik 2023 | 17:38

Hungaria ishte suksesi i radhës për mundësin çeçen që mbron flamurin kuqezi. Zelimkhan Abakarov ka regjistruar një tjetër medalje të artë, duke mposhtur në finalen e kompeticionit, mundësin kazak Dastanbek. Përballja u mbyll në shifrat 4-1, me Abakarov që mbyll kështu me sukses turneun, në peshën deri 61kg.

Turneu ishte vërtet interesant, me Abakarov që mposhti në gjysmëfinale Vladimir Kudrin nga Kazakistani, ndërsa mbylli me sukses dhe sfidën ndaj Dastanbek, duke dominuar në tapet.

Kjo nuk është hera e parë që Abakarov ngre lart flamurin shqiptar, pasi mundësi me origjinë çeçene ka fituar të tjera medalje për Shqipërinë pak kohë më parë. Në kompeticionin  e zhvilluar në Hungari, sukses regjistroi dhe Islam Dudaev që siguroi medaljen e bronxtë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026