Më shumë aksidente rrugore në 2023, INSTAT: 40% janë kryer nga shoferët me përvojë

15 Tetor 2024 | 16:45

Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur më shumë nga aksidentet rrugore në 2023. Raporti i publikuar nga INSTAT ka nxjerr në pah se në 365 ditët e vitit të shkuar kanë ndodhur 1,285 aksidente rrugore nga 1,165 që u shënuan në vitin 2022.

Paralel me aksidentet në rritje ka ardhur edhe numri i të plagosurve dhe viktimave në këto aksidente. Nga 1.599 të lënduar në 2022 në 1,731 në 2023.

Shkelja e rregullave të qarkullimet rrugore nga ana e shoferëve është shkaktar i aksidenteve në 86.4% të rasteve.

 Ajo çfarë bie në sy është se 40% e aksidenteve rrugore janë shkaktuar nga shoferë që kanë më shumë se 9 vite eksperiencë në timon, pasuar nga ata që kanë 6-9 vite. Në një kohë që numri i aksidenteve për këtë kategori drejtuesish është rritur, shoferët e rinj janë treguar më të përgjegjshëm, duke shënuar rënie të numrit të aksidenteve nga viti 2022 në vitin 2023.

Nëse analizojmë të dhënat sipas grupmoshës shohim se numri më i lartë i aksidenteve, është kryer nga të rinj 25-34 vjeç. Shqetësues është fakti se në vitin 2023, 11 aksidente janë  shkaktuar nga  persona nën 16 vjeç që nuk kanë të drejtë të marrin një leje drejtimi.

Ekspertët e statistikave kanë nxjerr në pah se në 70% të rasteve të aksidentuarit janë meshkuj, ndërsa regjistrohen  është 14,9 jetë të humbura për 100 aksidente.

Rrugët urbane kryesore janë zonat ku ndodhin më shumë aksidente.

Tirana kryeson si qarku me numrin më të lartë të aksidenteve pasuar nga Durrësi, ndërsa qarku me numrin më të vogël të aksidenteve rrugore është Dibra.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026