Më shumë divorce se martesa në Vlorë, ekspertët tregojnë arsyet

31 Janar 2023 | 16:24

Vlora vijon të ketë një numër të shtuar të divorceve, ndërsa kohët e fundit janë shtuar rastet e martesave dhe divorceve fiktive.

Përpos divorceve gjithmonë e në rritje, fenomeni që vihet re kohët e fundit lidhet me divorcet fiktive me qëllim ndërrimin e mbiemrit për t’i shpëtuar ligjit. Këto raste kryesisht kanë lidhje me personat me rekorde kriminale.

“Fillimisht e nisim martesat që ne i quajmë fiktive për shkaqe të problemeve që lidhen me ndonjë rekord kriminal që mund të ketë bashkëshorti apo dhe bashkëshortja, kemi pasur edhe femra që kanë kërkuar të kryejnë martesa për shkak të fshirjes së ndonjë ekspulsi ashtu si ne rastin anasjelltas dhe meshkujve, pra këto janë shtuar vitet e fundit ndoshta edhe për shkaqet ekonomike qe detyrohen njerëzit të kërkojnë një punë jashtë shtetit  dhe nuk mund ta sigurojnë atë punë , pa siguruar më parë  pasojat që kane nga rekordi kriminal”, thotë Elona Mone, përfaqësuese ligjore.

Sa i përket divorceve, shifrat janë të larta në qarkun e Vlorës. Në vitin që lamë pas, shifrat flasin për më shumë divorce se sa martesa. Nëse në vitin 2021 kishte 2882 martesa dhe 500 divorce, në vitin 2022 janë 524 martesa dhe 580 divorce. Po cilat janë shkaqet e këtyre divorceve.

“Sot kryefamiljarët dhe kryesisht meshkujt nuk i përgjigjen familjes për sa i përket pastërtisë së figurës, por shkaktojnë në mentalitetin e një familje patriarkale dhunë mbi baza superioriteti dhe të drejtave zakonore të mëparshme, dhunë fizike dhe psikologjike, si rezultat i moskuptimit që të dy gjinitë janë të barabarta, kanë të njëjtat detyrime dhe të njëjtën përgjegjshmëri familjare”, shprehet Drita Agaj, juriste.

Mënyra e re e jetesës dhe kërkesa për të qenë të pavarur është një ndër arsyet se përse ka kaq shumë divorce. Vitet e fundit, moshat që divorcohen më shumë janë 35-45 vjeç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026