“Më sill 2 mijë euro, ose do të të gjej”- Jepet masa e sigurisë për OPGJ-në

12 Prill 2023 | 10:41

Gjykata e Posaçme i cakton masën “Arrest me burg” ish-oficerit të antidrogës Sokol Canameti. Masa i është komunikuar në ambientet e spitalit pasi ish-oficeri i policisë ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai akuzohet nga SPAK se ka kërkuar rryshfet 2000 euro, në këmbim të lehtësimit të pozitave ligjore të një të arrestuari për prodhim dhe shitje narkotikësh në tetor të 2022.

Personi nën hetim për drogë i ka gjetur paratë dhe i ka dorëzuar 235.000 lekë ish-oficerit të Policisë Gjyqësore, përmes babait të tij.

Ndaj Canametit rëndon akuza e Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

“Oficeri i policisë gjyqësore, ka konsumuar elementë të veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, pasi zyrtari i policisë gjyqësore, i hetuari S. C., duke ushtruar presion ndaj të arrestuarit E. K., i ka kërkuar këtij të fundit shumën prej 2000 euro në këmbim të lënies të lirë, duke i thënë se do ta gjente kudo që të ishte nëse nuk e sillte këtë shumë”, njoftoi SPAK pak ditë më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026