“Më tha bëra llafe me gruan”- Flet vëllai i Metës: Blerina s’donte hyrje dalje me ne
Vëllai i Pëllumb Metës, 50-vjeçarit i cili u vra dhe u gropos nga fëmijët e tij, ka dhënë në intervistë ekskluzive për Euronews Albania.
Në fjalën e tij vëllai ngriti dyshime të forta mbi bashkëshorten e të vëllait, Blerina Metën, si personin që mund të ketë organizuar vrasjen.
Ai tha se kontaktet me familjen e vëllait ishin të pakta, pasi bashkëshortja i kishte izoluar fëmijët.
“Ajo ka qenë shumë e izoluar, familja e vëllait nuk ka dashur të ketë hyrje dalje me ne për shkak të Blerina Metës. Ajo na shmangu të gjithëve dhe nuk di çfarë të them. Unë dyshoj vetëm tek ajo, nuk ka mundësi të bëhet familjarisht pa ditur gjë nëna. Pse ka punuar ai, për kë ishte duke punuar? Ka rrit ata kriminala? Mua s’më ka thënë asnjë gjë vëllai për problemet me djalin, por e kam pyetur vetë. Djali ishte jashtë atë kohë, në Itali, më pas te motra në Holandë, dhe më tha kur nuk punon në Shqipëri s’besoj të punojë në Evropë, po të dalë të shoh si është jeta aty”, tha ai.
Vëllai zbuloi dhe një rast kur bashkëshortja e vëllait ishte larguar nga banesa. Madje ai ngriti dyshimi se ajo mund të ketë vrarë dhe nënë e tyre.
“Më erdhi vëllai te shtëpia, se dija që kishte bërë llafe me gruan. Më tha “a ka ardhur Blerina këtu”, pyeta gruan dhe më tha jo. Më tha vëllai që i kishte ikur nga shtëpia. “Ç’a do bësh”, i thashë. Më tha do ta gjej. Përveç shtëpisë së vetë s’ka ku të shkoj i thashë. Kam pasur dhe nënë gjallë atëherë, atë muaj ka vdekur. Unë jam me 1 milion përqind që ajo e ka bërë.Më ka ikur nëna mua tak-tak. Unë i thashë mos shko ta marrësh gruan aty, se me qenë familje e mirë nuk e mban në shtëpi. Një familje e mirë e kthen në shtëpi dhe e sqaron çfarë ka ndodhur. Më kërkoi nëna që të merrja dhe gruan dhe të shkoja te familja e prindërve të saj. Shkova aty dhe Blerina u kthye”, tha ai.
Vëllai nënvizoi se pëllumb Meta nuk mbante armë, ndaj tha se duhen pyetur ata që organizuan vrasjen se ku e gjetën armën e krimit.
Nuk e di nëse nipi ishte përdorues i lëndëve narkotike. Unë nuk kisha dijeni që vëllai ka pasur armë në shtëpi, ta thonë ata ku e gjetën.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 08:19 Tajfuni godet Tajvanin, 200 persona evakuohen nga shirat e rrëmbyeshëm. Mbyllen shkollat
- 08:13 Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
- 08:12 Reagon Trump për tërmetin shkatërrues në Venezuelë: Numri i viktimave është i frikshëm, SHBA mobilizohen në ndihmë të tyre
- 08:09 “Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
- 08:08 Tragjedi mbi njerëzimin, tërmeti në Venezuelë dyshohet se ka shkaktuar nga 10 mijë deri 100 mijë viktima! Çfarë dimë deri tani?
- 08:03 Dy tërmete trondisin Venezuelë, dhjetëra viktima dhe mbi qindra të plagosur! Njerëzit në rrënoja kërkojnë ndihmë