“Më thoshte do të postoj videot”- Dëshmia e 18-vjeçares që u abuzua nga i afërmi

11 Janar 2024 | 11:55

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja mbi vrasjen e 33-vjeçarit Erjon Pelivani, i cili u ekzekutua nga kunati Fatmir Tarellari, pasi ky i fundit mësoi se i kishte abuzuar seksualisht vajzën.

Sipas dëshmisë së 19-vjeçares, “ajo ishte ngacmuar seksualisht që në moshën 9-vjeçare dhe përdhunimet kanë ndodhur nga mosha 12 deri në 14 vjeç”.

Në moshën 14-vjeçare, kur fëmija u rrit pak, ajo i tha “se nëse vazhdonte të abuzonte do të denonconte gjithçka”.

Por në momentin kur 33-vjeçarit i duheshin para gjithçka, ai e shantazhonte me videot që i kishte bërë gjatë përdhunimeve.

Pelivani dyshohet se e ka kërcënuar 18-vjeçaren duke i thënë se “nëse flet do të lëndohesh”.

Zhvatjet sipas policisë kanë nisur që kur vajza është larguar për të studiuar.

“Do t’i postoj videot, që t’i shohin të gjithë”, dyshohet se i ka thënë Pelivani.

Videot si dhe mesazhet shantazhuese janë tashmë në duart e policisë greke.

Avokati i babait 50-vjeçar tha gjithashtu se vajza u kishte thënë motrave të saj në përgjithësi për ngacmime seksuale, por jo për përdhunime apo të përmendte emrin e personit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026