“Më vranë tim shoq!”- Historia e tragjike e kampiones Lulzime Duka

25 Shkurt 2024 | 18:00

Volejbollistja Lulzime Duka në “Profil” në Euronews Albania rrëfeu një moment delikat të jetës së saj që e ndoqi thuajse gjithmonë.

Ajo rrëfeu se një nga momentet më të vështira për të ishte kur i vranë të shoqin, në kohën e komunizmit.

Duka tha se ai ishte një rrëzim për të, por shtoi se gjeti forcën dhe kurajën falë sportit, për t’u ngritur sërish.

Kampionia zbuloi se ka edhe një djalë nga martesa e saj e parë dhe ai për të është një bekim.

“Pastaj ndodhi ajo që ndodhi, gjëma, që më vranë tim shoq. Por faleminderit që kam një djalë. Qoftë i Xhenetit dhe jeta vazhdon.

Unë gëzoj një djalë nga martesa e parë dhe jam shumë krenare për këtë. Jetën nuk mund ta planifikosh ashtu siç e do. Jo vrarë, por shkatërruar, shkërmoqur.

Sporti më ka mësuar shumë gjëra të mira, forcën kurajon, që kur rrëzohesh të ngrihesh prapë. Unë u rrëzova, u rrëzova dhe shumë keq, por dita edhe të ngrihem”, tha Duka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026