Medalistët olimpikë shpërblehen me 14.7 mln lekë dhe gradohen kolonelë

15 Gusht 2024 | 16:04

Dy medalistët e parë olimpikë me flamurin shqiptar Islam Dudaev dhe Chermen Veliev do të marrin edhe shpërblimet përkatëse nga buxheti i shtetit të parashikuar në ligjin e sportit.

Qeveria ka miratuar 14.7 milionë lekë të reja shpërblim për sportistët fitues të medaljeve olimpike me rezultatet të larta si dhe të trajnerëve të tyre, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare, ku theksohet se “programit buxhetor ‘Për zhvillimin e sportit’, i shtohet fondi prej 14 700 000 (katërmbëdhjetë milionë e shtatëqind mijë) lekësh për shpërblimin e sportistëve fitues të medaljeve olimpike dhe me rezultate të larta, si dhe të trajnerëve të tyre, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Fondet për të përballuar këtë shpërblim do të merren nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Vendimi është marrë më 12 gusht me firmë të kryeministrit Edi Rama. Në ligjin e ri të sportit të miratuar në vitin 2021, sportistët medalistë me medalje bronzi shpërblehen me 5 milionë lekë të reja dhe do të marrin dhe gradën kolonel në Ushtrinë Shqiptare.

Dy mundësit Islam Dudaev dhe Chermen Veliev u futën në historinë e sportit shqiptar, pasi për herë të parë ia dolën që t’i sjellin vendin tonë, medaljet e para Olimpike në lojërat e Paris 2024.

Vlerësime të ngjashme, më herët, shqiptar ka dhënë edhe për xhudistët kosovare që morën medalje me rezultate spektakolare për flamurin e Kosovës në olimpiadën Tokio 2020.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026