Mediat finlandeze akuzojnë ministrin e Ekonomisë se mbajti një fjalim i dehur

6 Mars 2023 | 13:13

Mediat finlandeze akuzuan ministrin e Ekonomisë Mika Lintila se u shfaq në publik nën ndikimin e alkoolit në prill të vitit të kaluar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Lintila foli në një seminar të Shoqatës së Kompanive të Energjisë në Helsinki më 29 prill të vitit të kaluar, kur sipas bashkëbiseduesit të gazetës finlandeze, dukej se ai “ishte pak i dehur”.

Sipas një burimi tjetër, Lintila mbajti një fjalim 15-minutësh siç ishte planifikuar dhe u largua menjëherë nga salla.

Aktiviteti vazhdoi pas seminarit me një darkë zyrtare në të cilën Lintila nuk mori pjesë.

Sipas kopjeve të faturave të siguruara nga media finlandeze “Ile”, dy shishe shampanjë dhe një shishe konjak janë blerë në Helsinki me kartën e kreditit të sekretarit të Lintilës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026