Mediu për partitë e reja: Nëse nuk marrin mandate, i shërbejnë Ramës
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha në emisionin Now në Euronews Albania se partitë e vogla që garojnë më vete ose në koalicion pa një parti të madhe i shërbejnë Edi Ramës nëse nuk arrijnë të marrin dot asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit.
Sipas tij, e vetmja mënyrë që votat të përkthehen në mandate në këtë sistem që kemi janë koalicionet sa më të gjera dhe të organizuara, siç është ai i PD dhe aleatëve.
“Që të ndryshosh Shqipërinë duhet të marrësh mazhorancën, për këtë duhet një koalicion sa më i organizuar dhe i gjerë. Nëse i kishim 26 subjektet më vete do merrnin një numër të caktuar votash por që nuk do përktheheshin në mandate. Edhe subjektet e tjera që kanë dalë vetëm ose në koalicion, problemi më i madh i sistemit është se nëse ato vota nuk kthehen në mandate shkojnë në favor të Edi Ramës, se Rama në 2019 bëri ndryshimet e Kushtetutës me këtë qëllim që të mos lejonte koalicionet e përbëra, se atëherë do ishte ndryshe situata, do kishte konkurrime të përbashkët por secili subjekt do kishte mandatet e veta”, tha Mediu.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar