Mediu vizitë në Washington, takohet me zëvendës sekretarin Landau! Detaje nga bisedimet

22 Maj 2026 | 15:19

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë vizitës së tij në Washington mori pjesë në një darkë të organizuar në nder të Zëvendës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Christopher Landau.

Gjatë takimeve dhe bisedave me zëvendës Sekretarin Landau, ata diskutuan mbi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për një Shqipëri demokratike, të angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit.

Mediu thekson se gjatë bisedimeve ndau bindjen se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, duhet të vazhdojë të forcojë institucionet demokratike, të garantojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe të sigurojë një sistem drejtësie të pavarur dhe të besueshëm.

Në diskutimet me Landau dhe Kongresmenët Sessions dhe Self u ndalën gjithashtu te rëndësia e bashkëpunimit strategjik në Ballkan, ku shqiptarët kanë një rol të rëndësishëm për stabilitetin dhe të ardhmen euroatlantike të rajonit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua investimeve 5% simbas vensimit të Samitit  në mbrojtje, jo thjesht si një detyrim financiar në kuadër të NATO-s, por si një investim strategjik në forcimin e kapaciteteve operacionale, modernizimin ushtarak dhe rritjen e bashkëpunimit mes aleatëve. Mediu theksoi se këto investime janë thelbësore për të garantuar një deterrencë të besueshme ushtarake, stabilitet afatgjatë dhe një partneritet të qëndrueshëm politik e të sigurisë në rajonin problematik të Ballkanit dhe ndikimit keqdashës të Kinls dhe Rusisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026