Medvedev: Rusia do të “hakmerret” për sanksionet e perëndimit

24 Shkurt 2024 | 14:45

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, tha të shtunën se Moska do të kërkojë “hakmarrje” për sanksionet e mëdha që Perëndimi i ka vendosur kundër saj.

Të premten, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vendosën sanksione të reja kundër Rusisë në prag të dyvjetorit të pushtimit të Ukrainës nga Moska, si dhe pas vdekjes së liderit opozitar rus, Alexei Navalny, në një burg rus.

“Arsyeja për sanksione është e qartë: Sa më keq që është për qytetarët rusë, aq më mirë është për botën perëndimore”, tha Medvedev në rrjetet sociale.

“Ne thjesht duhet ta kujtojmë këtë dhe të hakmerremi kurdo që mundemi. Ata janë armiqtë tanë”, shtoi ai.

Bashkimi Evropian e prezantoi dje paketën e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë, një ditë para përvjetorit të dytë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

“Sot, ne po ashpërsojmë edhe më shumë masat kufizuese kundër ushtrisë së Rusisë dhe sektorit të mbrojtjes”, tha shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, përmes një deklarate për media.

Në të njëjtën ditë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi se më shumë se 500 sanksione të reja do të vendosen kundër Rusisë.

“Këto sanksione do të shënjestrojnë individë të lidhur me burgosjen e Navalnyt, por edhe sektorin financiar të Rusisë, atë të mbrojtjes, rrjetet e prokurimit dhe shmangësit e sanksioneve në vende të tjera”, tha Biden.

Navalny, një kritik i zëshëm i Kremlinit, vdiq më 16 shkurt në rrethana të dyshimta në një burg të Arktikut në veri të Rusisë. Ai po vuante një dënim të gjatë për akuza për ekstremizëm që janë cilësuar nga shumë si të nxitura politikisht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vdekja e Alexei Navalny, BE-ja sanksionon 6 shkencëtarë dhe studiues të dyshuar për përfshirje në helmimin e tij

Këshilli i Bashkimit Evropian njoftoi të premten sanksione kundër gjashtë shkencëtarëve dhe studiuesve të dyshuar për përfshirje në helmimin e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei...
09:46 | 04/07/2026

Rusia njofton pushtimin e Kostiandinivkës: Kemi kontrollin e plotë të qytetit

Rusia njoftoi se ka  pushtuar qytetin Kostyantynivka në Ukrainën lindore, një pozicion i fortifikuar ushtarak ukrainas në rrugën për në qytetet e fundit të mëdha...
09:20 | 04/07/2026

Rajoni i Shën Petersburgut goditet nga disa sulme me dronë ukrainas

Autoritetet në qytetin e dytë të Rusisë, Shën Petersburg, dhe rajonin përreth Leningradit thanë të shtunën se zona pësoi një sulm të madh me dronë...
09:15 | 04/07/2026