Megaoperacion anti-kanabis në Shkodër, Pukë, Malësinë e Madhe dhe Fushë-Arrëz

23 Gusht 2024 | 10:46

Policia e Shkodrës ka goditur dis raste të kultivimit të kanabisit, ku në total janë asgjësuar 1790 bimë kanabisi dhe 86 fidanë.

Aksioni u shtri në të gjithë qarkun, përfshirë Malësinë e Madhe, Pukën dhe Fushë Arrëzin.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësive administrative Pult, Shalë dhe Postribë, si dhe asgjësuan 736 bimë cannabisi;

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe gjetinë territorin e njësisë administrative Shkrel, dhe asgjësoi 867 bimë dhe 86 fidanë kanabisi.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë u gjetën në territorin e njësisë administrative Qelzë, dhe asgjësuan 62 bimë kanabisi.

Gjithashtu shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iballë, dhe asgjësuan 125 bimë kanabisi.

Policia bën me dije se po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve narkotikë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026