Dhjetëra zyrtarë policie të arrestuar gjatë një megaoperacioni në Vërmicë

8 Prill 2022 | 11:41

Dhjetëra zyrtarë të policisë në të dyja anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës janë arrestuar në një aksion të madh policor në pikat kufitare në Vërmicë.

KosovaPress raporton se të paktën 20 zyrtarë policie të Kosovës janë vënë pranga gjatë aksionit të koduar “Pika 2”, bashkëpunim i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Prokurorisë e Speciale.

SPAK (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë), që ishte pjesë e hetimeve dypalëshe me policinë e Kosovës njoftoi se 17 punonjës shqiptarë të policisë kufitare u arrestuar gjatë operacionit të përbashkët.

Aksioni i ka paraprirë një hetim rreth njëvjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale ‘marrje e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, njofton policia e Kosovës.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026