Megaoperacioni antidrogë/ Arrestohen 9 persona në Elbasan, mes tyre një polic

14 Shtator 2023 | 09:03

Në kuadër të operacionit anti-drogë që po zhvillohet në mbarë vendin, në Elbasan janë arrestuar 9 persona, mes të cilëve edhe një punonjës policie Sajmir Hysa.

Në pranga kanë rënë Gildi Ballolli, Françesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Sajmir Rexhepi, Stiven Faqolli.

SIpas burimeve 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë janë sekuestruar 1 kg hashash, 3 armë, dy thika, doreza etj.

Policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët në fushën e narkotikëve.

Një megaoperacion anti-drogë është shtrirë ditëne  sotme në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier e Vlorë.

Mësohet se janë lëshuar dhjetëra urdhra arreste dhe për ekzekutimin e tyre janë vënë në veprim RENEA, FNSH, dhe  punonjës të shumtë të policisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026