Megaoperacioni i SPAK, urdhër-arrest dhe për ish-deputetin e PS-së

17 Maj 2024 | 10:26

Gjatë mega-operacionit të SPAK të zhvilluar këtë të premte është shpallur në kërkim dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Dyshohet se Ndoka, së bashku me personazhe të njohur të botës së krimit në vend, si dhe punonjës policie, janë shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pas zbërthimit të aplikacionit SKY Ecc.

Ish-deputeti socialist dyshohet për tjetërsim pronash dhe vepra të tjera kriminale.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se janë lëshuar 43 urdhër-arreste përfshirë, vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj, Leonard dhe Erlis Duka, Durim dhe Valter Bami, si dhe Endrit Doklen, Plarent Dervishajn dhe Fatmir Hysenin.

Kontrollet për kapjen e tyre janë ushtruar në Fushë-Krujë, Vlorë, Tiranë dhe Lezhë.

Një pjesë e konisderueshme e personave të shpallur në kërkim, dyshohet se janë jashtë vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026