Megi Doçi dhe Bekim Balaj, fitues të “Topit të Artë 2025”
Fituesi i trofeut “Topi i Artë 2025” për djem, për sezonin futbollistik 2024–2025 është Bekim Balaj. Balaj ka realizuar 19 gola në këtë edicion, duke u renditur në vendin e parë në listën e golashënuesve.
Ai triumfoi përballë ‘rivalëve’ si Baton Zabërgja (ish-sulmues i Dinamo City), Mario Dajsinani (portier i Egnatias) dhe Dejvi Bregu (mesfushor i Dinamo City-t). Ky është “Topi i Artë” i dytë në karrierën e sulmuesit të Vllaznisë.
Nga ana tjetër fituesja e trofeut “Topi i Artë 2025” për femra, për sezonin futbollistik 2024–2025 është Megi Doçi. Me 83 gola të realizuar me Vllazninë, Megi Doçi është renditur në krye të listës së golashënueseve në kategorinë e vajzave.
Ky është trofeu i tretë i këtij lloji në karrierën e saj, duke e bërë atë një nga futbollistet më të spikatura në historinë e futbollit të vajzave në vendin tonë.
Në garë për këtë çmim të rëndësishëm ishin edhe futbollistet Xhesika Ndoj (Gramshi), Arbiona Bajraktari (Vllaznia) dhe Xhulia Xhindole (Apolonia). Trofeu iu dorëzua Megi Doçit nga anëtarja e KE-së, Anila Basha. Balaj dhe Doçi fituan mbëmjen e sotme edhe trofeun “Këpuca e Artë 2025”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 09:27 Sulmet amerikane në Iran, vriten 14 persona dhe plagosen 78 të tjerë
- 09:22 Rama për median italiane: S’kam frikë nga turmat, histeria dixhitale krijon një imazh të rremë të Shqipërisë
- 08:38 Irani: Trump një kriminel dhe vrasës
- 08:20 Garda Revolucionare: SHBA goditi urat drejt Mashhadit, vendit ku do të varroset Khamenei
- 08:19 Farage dhe Le Pen bëjnë të njëjtën thirrje sfiduese: Vetëm populli mund të na gjykojë
- 08:15 Akuzat për sulm seksual fundosin fushatën e kandidatit të mbështetur nga Sanders dhe Warren