“MEK aktivitet politik në Shqipëri”, Çuçi: Kanë thyer marrëveshjen me qeverinë

20 Qershor 2023 | 17:27

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në një konferencë për mediat e cilësoi të patolerueshme dhunë që anëtarët MEK kanë ushtruar ndaj policisë së shtetit gjatë operacionit të zhvilluar sot në kampin e tyre.

“Ndihem i keqardhur se Shqipëria u ka ofruar gjithçka që lidhet me strehimin e tyre për qëllim humanitar sipas marrëveshjes. Iu ka ofruar ndihmë, siguri, madje iu ka ofruar edhe mbrojtje ndaj kërcënimeve që vinin nga shërbimet sekrete të Iranit. Ata për më shumë se 3 mijë ditë kanë jetuar në siguri të plotë në garancinë tonë. E paimagjinueshme dhe e patolerueshme dhuna dhe reagimi që kanë bërë ndaj Policisë së Shtetit”, tha Çuçi.

Çuçi u shpreh se SPAK ka pasur indicie për aktivitetet politik nga ana e MEK në Shqipëri, që është në kundërshtim me marrëveshjen e strehimit të tyre humanitar në vendin tonë ndaj ka kërkuar në gjykatë një urdhër kontrolli që është zbatuar nga policia e shtetit.

“Aktiviteti i tyre politik kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e SPAK, që ka nisur disa çështje politike. SPAK ka pasur indicie dhe i është drejtuar gjykatës për të bërë një kontroll në kamp, që është një territor shqiptar, për të sekuestruar disa pajisje”, u shpreh ministri.

Policia e shtetit me urdhër të SPAK zhvilloi paraditen e së martës një operacion kontrolli në kampin e muxhahedinëve në Manzë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026