Melania Trump njofton se Putin iu përgjigj letrës së saj: Do të bashkëpunojmë bashkë
Zonja e Parë, Melania Trump njoftoi këtë të premte se ajo dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë pasur një komunikim në lidhje me fëmijët e prekur nga lufta Rusi-Ukrainë. Ajo në një fjalim të shkurtër nga Holli i Madh i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se ata kanë rënë dakord të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të mirën e të gjithë njerëzve të përfshirë në këtë luftë.
“Në fakt, tetë fëmijë janë ribashkuar me familjet e tyre gjatë 24 orëve të fundit”, shtoi ajo.
Zonja e parë më parë i ka shkruar një letër Putinit ku i thoshte se kishte ardhur koha për të mbrojtur fëmijët e prekur nga lufta disavjeçare. Letra iu dorëzua Putinit personalisht nga Presidenti Donald Trump kur u takuan në Alaska në gusht.
“Ai u përgjigj me shkrim, duke sinjalizuar gatishmërinë për t’u angazhuar drejtpërdrejt me mua dhe duke përshkruar detajet në lidhje me fëmijët ukrainas që banojnë në Rusi”, tha ajo.
Melania Trump shtoi se përfaqësuesi i saj ka punuar drejtpërdrejt me ekipin e Putinit për ribashkimin e fëmijëve të ndarë nga familjet e tyre, ndërsa konflikti vazhdon.
“Rusia ka demonstruar gatishmëri për të zbuluar informacion objektiv dhe të detajuar që pasqyron situatën aktuale”, tha ajo.
Zonja e parë tha gjithashtu se iu dha një raport i detajuar në lidhje me tetë fëmijët që u ribashkuan dhe faktet e konfirmuara nga qeveria amerikane të përfshira në dokumente.
“Kjo është një iniciativë e rëndësishme për mua. Është ndërtuar mbi një qëllim të përbashkët dhe ndikim të qëndrueshëm”, tha ajo, duke shtuar se planet janë në proces për të ribashkuar më shumë fëmijë në të ardhmen e afërt.
Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google
Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 12:16 Përplasje te Parlamenti, policia ndërhyn për të hapur rrugën, i vjen në ndihmë FNSH
- 12:08 LIVE| Përplasje të ashpra te Parlamenti, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e ministres (VIDEO)
- 11:58 Bardhi kërkoi të anulohet koncerti i Kanye West, Gonxhe: Ti merrni të keqen, do jetë eventi më i rëndësishëm i Shqipërisë
- 11:53 Tensione para Parlamenti, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO)
- 11:36 Balla debat me Bardhin: Shpreson se kjo protestë do të heqë qafe Saliun
- 11:33 Tensione para Parlamentit, protestuesit vendosin koshin e plehrave në hyrje të Kuvendit