“Meloditë e Mesdheut” në Durrës, Inva Mula interpreton repertor të zgjedhur
Amfiteatri antik i Durrësit u kthye në një skenë magjike ku muzika, arti dhe historia u bashkuan në koncertin “Meloditë e Mesdheut”, duke sjellë emocione të forta dhe përjetime të veçanta për publikun.
Sopranoja e njohur Inva Mula, një nga zërat më të mëdhenj të skenës operistike shqiptare dhe ndërkombëtare, u ngjit për herë të parë në skenën e këtij monumenti historik.
Ajo interpretoi një repertor të zgjedhur enkas për publikun durrsak, e shoqëruar nga instrumentistët virtuozë Ekland Hasa në piano dhe Redi Hasa në violinçel, si dhe kori i fëmijëve “Okarina”.
Sopranoja ndau emocionet e këtij debutimi në Amfiteatër, duke e cilësuar koncertin si një përvojë të veçantë dhe të paharrueshme.
Edhe pianisti Ekland Hasa shprehu emocionin e të performuarit për herë të parë në Durrës, në një mbrëmje ku muzika dhe historia u bashkuan në mënyrë të jashtëzakonshme.
Publiku, i përbërë nga qytetarë dhe turistë, përjetoi një udhëtim muzikor përgjatë brigjeve të Mesdheut, nëpërmjet tingujve që sollën frymën e përbashkët të këtij rajoni.
Një ngjarje kulturore që do të mbetet gjatë në kujtesën e të pranishmëve, duke e forcuar edhe më tej rolin e Durrësit si një qendër e rëndësishme e jetës artistike në vend.
Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar