Meloni nuk tërhiqet, niset drejt Gjadrit anija e marinës italiane me 40 emigrantë

11 Prill 2025 | 13:13

Anija e marinës italiane është nisur mëngjesin e sotëm nga porti i Brindisit me 40 emigrantë drejt Shqipërisë, ku këta persona do të vendosen në qendrat e paraburgimit sipas marrëveshjes së Romës dhe Tiranës për emigrantët.

Bëhet fjalë për emigrantë të disa nacionaliteteve, të cilët do të qëndrojnë në qendër në kampin e Gjaderit, transmeton Rai.

Vendimi për transferimin në Shqipëri është marrë pas miratimit të një dekreti më 28 mars, i cili lejon transferimin jo vetëm të azilkërkuesve të përgjuar në det, por edhe të emigrantëve të parregullt, të cilëve komisariati i policisë u ka dorëzuar vendimin për dëbim.

Qeveria italiane më pas njoftoi se do t’i transformonte qendrat e paraburgimit të emigrantëve që kishte ndërtuar në Shqipëri në një qendër riatdhesimi për azilkërkuesit e refuzuar, në një përpjekje për të kapërcyer pengesat ligjore që pengojnë përdorimin e ambienteve.

Gjyqtarët italianë kanë anuluar vazhdimisht vendimet për transferimin në Shqipëri të emigrantëve të ardhur në Itali nga deti.

Qeveria italiane ndërtoi kampe për emigrantët në Shqipëri dhe ishte planifikuar të priste rreth 36 mijë burra që kërkonin azil çdo vit dhe për të gjithë planin llogaritet të shpenzoheshin rreth 600 milionë euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin

Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit...
18:15 | 24/07/2026

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026

Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
17:16 | 24/07/2026