Memaj: Nëse s’ka subvencion nga shteti, rritet çmimi i biletës për transportin urban

29 Tetor 2022 | 15:44

Dashnor Memaj, nga Shoqata e Transportit, deklaroi se nëse nuk do të ketë subvencion afatgjatë dhe mbështetje financiare nga shteti, çmimi i biletës për transportin urban do të rritet në 70-80 lekë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Memaj u shpreh se subvencioni mbaron më 1 nëntor dhe se ende nuk dihet se çfarë do të bëhet në vazhdim.

“Për ta sqaruar, për ta thënë këtë çështjen e biletave të transportit, pyetja ishte më ndryshe në atë që ne konkretizuam se çfarë duhet të bëhet me sektorin e transportit, në momentin që nuk ka subvencion dhe nuk ka një suport financiar nga shteti. Në momentin që nuk do të ketë një subvencion dhe suport afatgjatë nga shteti, për të mirëmbajtur këtë sektor, për të qëndruar në këmbë, për të pasur një shërbim transporti, natyrisht, nevojitet një biletë 70-80 lekë.

Ne, aktualisht jemi në fazën në të cilën kërkojmë bisedime, për të arritur ose për të konkretizuar se çfarë do të bëhet me sektorin e transportit dhe të vazhdojë subvencioni. Më 1 nëntor, subvencioni mbaron dhe ne nuk dimë se çfarë do të bëhet, pavarësisht se çmimi i naftës është në po të njëjtin nivel ose më lartë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026