‘’Menaxheria e qelqtë’’/ Drama amerikane shfaqet në Gjirokastër

25 Nëntor 2024 | 17:29

Drama amerikane “Menaxheria e qelqtë” ishtë shfaqja e vendosur në skenë në fundjavë nga trupa e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër. Kjo dramë është ndër pjesët më të suksesshme të dramaturgjisë amerikane dhe vjen për herë të parë për publikun gjirokastrit.

Bazuar në jetën e dramaturgut të famshëm Tennessee Williams pjesa trajton një dramë familjare sa personale aq dhe universale. Drama “Menaxheria e qelqtë” u ngjit në skenë me një nivel të lartë artistik dhe interpretimin me talent nga trupa e aktorëve.

“Për mua e gjithë pjesa është një sfidë për shkak se “Menaxheria e qelqtë” është një nga pjesët më të rëndësishme të Tenes Wlliams i cili është një nga baballarët e dramaturgjisë amerikane dhe sigurisht nuk është kollaj që të trajtosh një autor të tillë por e rëndësishme është që u dha në Gjirokastër, publiku gjirokastrit e priti shumë mirë”, thotë regjisori Erjon Hinaj.

“Dua të falënderoj publikun, ishte i jashtëzakonshëm me gjithë reagimet e tij e ka ndjekur shfaqjen me shumë vëmendje dhe të gjithë ne aktorëve na bëri  thjesht ta shijojmë edhe akoma më shumë të gjithë shfaqjen.”, thotë aktorja Lejda Çeli.

“Të them të drejtën kam ndjerë një farë mungese në këtë premierë sepse më mungonin aktorët ikonë të këtij teatri por mund të them me krenari që tek kjo shfaqje, ne aktorët e rinj jemi munduar të ecim në rrugën e tyre dhe jam shumë krenar për këtë.”, thotë aktori Aleksandër Kondi.

Përgjatë këtij sezoni artistik në skenën e teatrit të Gjirokastrës janë shfaqur pjesë të autorëve shqiptarë dhe të huaj, interpretimi i të cilave është vlerësuar me duartrokitje nga artdashësit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale

Muzika baroke spanjolle mbushi mbrëmjen e së premtes Galerinë e Arteve Dixhitale në Korçë, në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës...
17:47 | 29/06/2026

Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka inauguruar Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar, e cila do të jetë pjesë...
09:32 | 29/06/2026

“Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori

Filmi biografik “Michael”, kushtuar legjendës së muzikës Michael Jackson, ka vendosur një rekord të ri në kinematë botërore, duke u bërë filmi biografik me fitimet...
08:30 | 29/06/2026