Gjirokastra “atelie muzeale”, 25 restauratorë të rinj bëjnë praktikë për ndërtimet
Qyteti i Gjirokastrës falë vlera ndërtimore dhe arkitektonike po shërben si atelie natyrore për specialistët e rinj të trashëgimisë kulturore vendas apo të huaj. Një grup prej 25 studentësh së bashku me pedagogët dhe specialistët e monumenteve po punojnë për studimin dhe restaurimin e banesave të gurta
“Gjirokastra është një laborator restaurimi, ka shumë vlera arkitektonike , për studentët është një mundësi shumë e mirë sepse arrijnë të materializojnë çfarë kanë në teori , të shohin dhe të prekin arkitekturën karakteristike, të ndjejnë arkitekturën e banesave 200-vjeçare, teknologjinë e ndërtimit e cila sot pothuajse ka humbur por tregon që është shumë e suksesshme duke i mbajtur objektet për një kohë të gjatë”, Nikolla Vesho, pedagog.
Krahas vlerave njohëse dhe studimore të rinjtë pjesëmarrës kontribuojnë drejtpërsëdrejti në mirëmbajtjen dhe kthimin në identitet të godinave karakteristike
“Mendoj se është një vlerë e shtuar për qytetin e Gjirokastrës sepse arkivat e të gjitha godinave me vlera kulturore apo historike janë bosh kështu që mendojmë të japim kontributin tonë megjithë pajisjet e nevojshme si p.sh me lazer skaner apo me dron për të dhënë një projekt të plotë edhe ndoshta edhe për ta rijetëzuar”,-tha studentja.
“Duke qenë se godinat historike këtu në Gjirokastër po e shohim gjatë punës që I kanë arkivat jo kaq të plota ne mund të kontribuojmë shumë mirë që ti rijetëzojmë këto arkiva dhe pse jo të kontribuojmë më shumë tek zhvillimi i tyre”,-tha studentja.
Puna studimore e specialistëve të rinj të trashëgimisë kulturore shërben si fillesë dhe nxitje për zbatimin në vazhdimësi të projekteve restauruese në Gjirokastër
“Këto nisma janë shumë të rëndësishme që vijnë në qytetin e Gjirokastrës, qytet i UNESCO-s sepse na ndihmojnë shumë për punët, projektet tona jo vetëm për qytetin por edhe për mbrojtjen e shtëpive karakteristike, trashëgimisë sonë kulturore , janë një kontribut mjaft I vlefshëm”, Amalia Mosho, specialiste e monumenteve të kulturës.
Promovimi, mirëmbajtja dhe restaurimi i godinave muzeale në Gjirokastër tashmë janë vlera të shtuara për rijetësimin e tyre dhe zhvillimin e turizmit.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve