Menaxhimi i ndeshjes Shqipëri– Çeki, federata çeke falënderon Policinë e Shtetit

18 Janar 2025 | 17:56

Shefi i Sigurisë i Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, Mgr. Jakub Schor i është drejtuar me një letër falënderimi drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Në këtë letër ai ka vlerësuar mirëmenaxhimin nga ana e Policisë Shqiptare,  para, gjatë dhe pas mbarimit të ndeshjes ndërkombëtare mes Shqipërisë dhe Çekisë, e cila u zhvillua në Tiranë më 16 nëntor 2024.

Në letrën e falënderimit Jakub Schor shprehet se rrethanat e ndeshjes nuk ishin ideale, veçanërisht në lidhje me ndeshjen e parë në Pragë, ‘por vetëm përmes angazhimit, përpjekjes së jashtëzakonshme dhe profesionalizmit të lartë’ të treguar nga pala shqiptare, gjithçka shkoi mirë.

Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë:

Mgr. Jakub Schor – Ilir Prodës:

I nderuar Zoti Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda,

Në emër të Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, lejoni të shpreh mirënjohjen tonë për bashkëpunimin në sigurimin e rendit publik në lidhje me ndeshjen e Ligës së Kombeve ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës Çeke, e cila u zhvillua në Tiranë më 16 nëntor 2024.

Do të doja veçanërisht të vlerësoja qasjen Tuaj personale, përpjekjen e jashtëzakonshme dhe profesionalizmin e lartë Tuajin dhe të kolegëve tuaj të DVP Tiranë, Policisë Rrugore dhe Policisë Kufitare, që bënë të mundur sigurimin e një qëndrimi pa probleme për Kombëtaren Çeke dhe shtetasit çekë, si dhe zhvillimin e ndeshjes në një ambient të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.

Jam i vetëdijshëm se rrethanat e ndeshjes nuk ishin ideale, veçanërisht në lidhje me ndeshjen e parë në Pragë, por vetëm përmes angazhimit dhe vendosmërisë së madhe, përpjekjes së jashtëzakonshme dhe profesionalizmit të lartë Tuajin dhe kolegëve tuaj gjithçka kaloi më së miri.

Së fundmi, do të doja të theksoja qasjen tuaj të drejtë dhe kujdesin që ju dhe ekipi juaj investuat në realizimin e kësaj ndeshjeje.

LEXONI GJTHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026