Menaxhimi i Pallatit të Brigadave, Margariti: Nuk e përjashtojmë privatin

30 Qershor 2022 | 15:57

Në fletoren zyrtare u publikua dje plani i menaxhimit të integruar të Pallatit të Brigadave, që i hap rrugë bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe investitorëve strategjikë. Qëllimi është promovimi hapësirës si pikë turistike aksesi nga të gjithë qytetarët.

“Kemi hartuar një plan menaxhimi që shtron një kornizë të qartë të linjave guidë të mënyrave se si mund të zhvillohet Pallati, por mbi të gjitha se si mund të ruhet por edhe se si mund të kthejmë elementë të trashëgimisë kulturore, një element historik në një moment  të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të zonës por edhe të komunitetit përreth”, tha ministrja e Kulturës.

Për ministren Pallati duhet të shërbejë si një muze në vetvete, dhe deri në këtë momente, nuk është bërë asnjë hap apo marrëveshje me një partnerë strategjik, ku Elva Margariti nuk përjashton as privatin.

“Nuk kemi asnjë avancim për sa i përket një kërkese reale ose një buxhet të parashtruar, por e kemi bërë sepse pa një plan të tillë çdo kërkesë që vjen në çdo moment do të ishte e pa mirëkornizuar. Patjetër që ka një hapësirë për një privat por kjo është pjesë e kërkesave që do të vijnë”, u shpreh Margariti.

Njësoj si me Butrintit, Ministria e Kulturës do të zbatojë zbatimin e planit të menaxhimit, që të mos lejojë tjetërsimin e hapësirës dhe ruajtjen e vlerave të saj, ndërsa pallati i brigadave, monument kulture i kategorisë së parë do të  mbetet pronësi e shtetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026