Merkato në Premier League, Rashford i bashkohet Aston Villa-s

2 Shkurt 2025 | 16:16

Ekipet angleze nuk kanë ndërmend të ndalen edhe pse në orët e fundit të merkatos, ndërsa vijojnë të prezantojnë përforcimet e kryera. Ndryshe nga zakonisht, të mëdhenjtë janë në qetësi, ndërsa ekipet e mesit të tabelës janë ato të cilat po konfirmojnë emra të rinj dita ditës.

Aston Villa ka arritur akordin me një ndër lojtarët më premtues të pak viteve më parë, Marcus Rashford, i cili është përforcimi i fundit. Anësori është afruar në formë huazimi me të drejtë blerje për një vlerë prej 40 milionë euro.

Krahas tij një tjetër lojtar që dikur ishte në qendër të merkatos do të bëhet pjesë, Marco Asensio. Spanjolli do të jetë në formë huazimi, ndërsa tek PSG nuk ka gjetur hapësira gjatë këtij sezoni.

Manchester United e Tottenham kanë prezantuar këtë të diel lojtarët e afruar së fundmi, ku te londinezët bëhet fjalë për Kevin Danso, mbrojtësin austriak të Lens, ndërsa në Old Trafford zbarkoi ish-lojtari i Lecce Patrick Dorgu. Ruben Amorim po mendon ndryshimin e skemës me djajtë e kuq, e duket se danezi është një ndër ata që do të jetë pjesë e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
21:51 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026