Merr flakë në lëvizje autobusi me pasagjerë në Elbasan, dyshimet e para
Merr flakë një autobus me pasagjerë në hyrjen perëndimore te qytetit të Elbasanit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ndërhyrja e zjarrfikëses ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Autobusi i linjës Tiranë-Elbasan, ishte në lëvizje kur mori flakë. Mendohet se shkak ka qenë një defekt në motorin e mjetit.
Sipas informacioneve të siguruara nga korrespondentja e Euronews Albania, Edlira Xherri pasagjerët kanë zbritur në kohë dhe nuk raportohet për qytetarë të lënduar.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të autobusit me drejtues shtetasin O. K., 28 vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupit hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq