Merr fund edhe ëndrra e Kosovës për në Amerikë, Turqia fiton 1-0 në “Fadil Vokrri”

31 Mars 2026 | 22:48

Pas disfatës së Shqipërisë, ishte radha e Kosovës të përballej me fundin e “ëndrrës amerikane”, teksa u mposht minimalisht 0-1 nga Turqia në finalen e “play-off”-it për Botërorin 2026, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, kur në minutën e 53’ Kerem Akturkoglu përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të djathtë mposhti portierin e Kosovës, duke kaluar Turqinë në avantazh.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, me “Dardanët” që u shfaqën më kërkues dhe krijuan disa raste të pastra shënimi. Mundësia më e mirë erdhi nga Fisnik Asllani, goditja e të cilit u ndal nga portieri turk, ndërsa edhe traversa i mohoi golin sulmuesit kosovar.

Në pjesën e dytë, Kosova provoi të reagojë dhe shtoi presionin në minutat e fundit, duke iu afruar disa herë barazimit. Rasti më i mirë erdhi në minutën e 87’, kur portieri turk ndali sërish Asllanin, ndërsa pati edhe pretendime për penallti për prekje të topit me dorë.

Pavarësisht përpjekjeve, Kosova nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, ndërsa Turqia menaxhoi avantazhin deri në fund, duke siguruar kualifikimin dhe rikthimin në Kupën e Botës pas një mungese 24-vjeçare.

Kjo humbje i jep fund ëndrrës së Kosovës për një pjesëmarrje historike në Botëror, ndërsa Turqia feston një sukses të madh në transfertë.

Formacionet zyrtare:

Kosova (5-3-2): Muric; Vojvoda, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni; Hoxha, Rexhbecaj; Muslija; Asllani, Muriqi. Trajner: Franco Foda

Turqia (4-2-3-1): Cakir; Çelik, Kokçu, Akturkoglu, Guler; Calhanoglu, Yildiz; Bardakci, Kabak, Yuksek, Kadioglu. Trajner: Vincenzo Montella

Mbi 13 mijë tifozë janë në stadium “Fadil Vokrri” në Prishtinë, prej të cilëve 700 janë nga Turqia.

Minutë pas minute

90+7’- Gjyqtari kontrollon orën dhe fishkëllen për të sinjalizuar përfundimin e ndeshjes.

90+1’ – Milot Rashica (Kosova) ndëshkohet me karton të verdhë

90+1’ – Trajneri Franco Foda kryen një zëvendësim, Veldin Hodza largohet nga loja, ndërsa në fushë futet Albion Rrahmani

90’ – 6 minuta shtesë.

90’ – Ugurcan Cakir (Turqia) ndëshkohet me karton të verdhë

89’- Kryhet një zëvendësim, Mert Muldur zëvendëson Zeki Celik

89’ – Vincenzo Montella bën një zëvendësim, Kenan Yildiz largohet dhe në fushë futet Deniz Gul (Turqia).

83’ – Hakan Calhanoglu (Turqia) largohet nga loja dhe zëvendësohet nga Eren Elmali.

83’ – Salih Ozcan (Turqia) futet në lojë në vend të Arda Guler.

83’- Florent Muslija (Kosova) ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të ashpër

80’- Elvis Rexhbecaj largohet dhe në vend të tij aktivizohet Milot Rashica

80’- Albian Hajdari (Kosova) zëvendësohet nga Fidan Aliti.

71’ – Trajneri Franco Foda vendos të freskojë skuadrën, duke aktivizuar Edon Zhegrovën në vend të Mërgim Vojvodës.

71’ – Zeki Celik (Turqia) ndëshkohet me karton të verdhë pasi rrëzon një kundërshtar68’- Kryhet një zëvendësim te Turqia, Kerem Akturkoglu largohet nga loja, ndërsa në fushë futet Baris Alper Yilmaz

65’- Hakan Calhanoglu ndërhyn ashpër ndaj kundërshtarit dhe ndëshkohet me karton të verdhë nga gjyqtari

55’ – Ismail Yuksek ndëshkohet me karton të verdhë

53′- Gol Turqia! Kerem Akturkoglu përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe mposht portierin e Kosovës me një goditje në këndin e poshtëm të djathtë, duke kaluar turqit në avantazh

46’ – Gjyqtari Michael Oliver fishkëllen për nisjen e pjesës së dytë

45+3′ Gjyqtari i fryn bilbilit dhe mbyll pjesën e parë

45′ – Jepen 2 minuta shtesë

45+1′ – Kerem Akturkoglu ndëshkohet me karton të verdhë

45+1′ – Albian Hajdari ndëshkohet me karton të verdhë.

33′ – Hakan Calhanoglu gjendet i lirë brenda zonës dhe gjuan, por përpjekja e tij bllokohet në mënyrë të shkëlqyer nga një nga mbrojtësit e Kosovës

30′ – Shans i madh! Vedat Muriqi merr një top të kthyer brenda zonës, kalon mbrojtësin, por gjuajtja e tij shkon mbi tra

29′ – Një gjuajtje fantastike nga Fisnik Asllani, dhe një ndërhyrje e shkëlqyer e portierit turk, i cili i mohoi golin e parë Kosovës

22′ – Mbrojtësi i Turqisë bllokon një gjuajtje të Hoxhës nga brenda zonës.

11′ – Hakan Calhanoglu rrezikon duke goditur brenda zonës, por topi i tij bllokohet nga një prej lojtarëve të Kosovës

1′ – Lojtarët janë në fushë dhe gjyqtari Michael Oliver ka dhënë shenjë që të nisë ndeshja ndërsa ka qenë Kosova e cila ka kryer goditjen e parë të topit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve

KQZ në Kosovë ka përmbyllur procesin e rinumërimit të 185 vendvotimeve, për të cilat ishte marrë vendim për rinumërim. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi,...
17:55 | 19/06/2026

FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”

Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku ka bërë të ditur se basketbolli 3×3 po shndërrohet në një prej projekteve kryesore...
14:36 | 19/06/2026

Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë

Dy persona mbetën të plagosur të enjten pas një përleshjeje fizike të regjistruar në Prishtinë. Policia njoftoi se dy persona ishin sulmuar nga një i...
09:51 | 19/06/2026