Merrte 150 euro për provim, shpallet në kërkim rektorja e universitetit të Shkodrës

22 Qershor 2023 | 21:17

Rektorja e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër Suzana Golemi është shpallur në kërkim nga polici ndërsa është proceduat penalisht një pedagoge e këtij universiteti pasi morën para për të favorizuar nëpërmjet notave studentët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, menjëherë pas publikimit të pamjeve në media të një rasti korrupsioni dhe shpërdorimi detyre, të kryer në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasen Suzana Golemi 59 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë rektore e universitetit “Luigj Gurakuqi”. Vijon puna për kapjen e 59-vjeçares.

Golemi bashkë me një pedagoge, Donalda Laçej që jep lëndën biokimi mjekësore për 3 degët Mami, Infermieri dhe Fizioterapi merrnin para në këmbim të provimit. Nga 120 studentë, 110 prej tyre rezultonin ngelës dhe ata detyroheshin të paguanin “tarifën” e vendosur për të kaluar lëndën. Për të marrë provimin ato kërkonin minimalisht 150 euro.

Në këtë universitet ka studentë që nuk kanë arritur të diplomohen vetëm për shkak të kësaj lënde.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026