Mersini përballë kandidatëve të PD: Pjesëmarrja e ulët erdhi nga mungesa e opozitës

10 Nëntor 2025 | 22:06

Kryetarja e zgjedhur e Bashkisë Vlorë, Bruna Mersini, në një përballje me dy rivalët e saj ka diskutuar në “Now” për procesin zgjedhor që u zhvillua një ditë më parë, ku ajo siguroi fitoren në garën për drejtimin e bashkisë në emër të Partisë Socialiste.

Ajo theksoi se synimi i saj nuk ishin shifrat apo përqindjet, por fitimi i besimit të qytetarëve vlonjatë.

“Unë nuk kam hyrë në garë për shifra apo përqindje, por për të fituar një besim i cili u shpreh qartë në kutitë e votimit”, tha ajo.

Më tej, Mersini komentoi edhe mbi pjesëmarrjen e ulët në votime që sipas kryebashkiakes së Vlorës, erdhi nga mungesa e opozitës në garë.

“Në Vlorë ajo që i mungoi garës ishte pjesa e PD-së, shifrat folën. Nga ana tjetër, edhe moti me intensitet të lartë të shiut u bë një problem serioz në qytet prej 5-6 orësh, kohë në disfavorin tonë për moshat e treta apo qytetarët me probleme për të lëvizur për të votuar.

Mungesa e garës nuk krijoi ritmin e dinamikës gjithmonë të fushatës dhe ishte një fushatë prej gati 3 javësh. Nëse në bashkitë e tjera fushata ishte lançuar muaj përpara, në Vlorë kjo ishte një fushatë prej tre javësh”, tha Mersini.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026