Mërtiri debat Brahimllarin: Ju merreni me muhabet gjelash kush këndon më fort
Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari dhe sociologu, Ergys Mërtiri u përfshinë në një debat në studion e “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania.
Ndërsa, Brahimllari theksonte se protesta iu tregoi shqiptarëve se taksat e tyre shkojnë për propagandën e Veliajt, Mërtiri ishte i mendimit se asgjë nga çfarë u tha sot në protestë nuk ishte e re.
“Nuk mjafton që qeveria të jetë e keqe që ajo të bjerë, duhet nga ana tjetër që opozita të dëshmojë që është shumë herë më e mirë, pra të frymëzojë dhe njerëzit të binden se ja vlen t’i ndjekësh,” – u shpreh Mërtiri.
Ata debatuan për modelin e protestës, ku ish-deputeti pretendonte se simbolika e zhvillimit të protestës te inceneratori i Tiranës fliste shumë, ndërsa sociologu ishte i mendimit se organizatorët e protestës nuk dinin ta mbanin gjallë atë.
Protesta e parë e Partisë së Lirisë që kur u ndryshua emri dhe u rikthye Ilir Meta në krye u mbajt të martën te inceneratori i Tiranës.
Ata pretendojnë se 128 milionë euro janë të pajustifikuara dhe përmes protestës qytetarët do të kenë mundësi të mësojnë të vërtetën.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij