Merz: Nuk do të lejojmë askënd ta ndajë Evropën, t’i ushtrohet presion Rusisë

11 Dhjetor 2025 | 12:33

Kancelari gjerman Friedrich Merz nga Berlini gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte ka deklaruar se nuk duhet të lejojnë askënd që të ndajë Evropën.

Ai theksoi se Evropa po shkon përtej pragut të anëtarësimit në BE dhe iu referua më konkretisht Britanisë dhe Norvegjisë si partnerë të rëndësishëm. Merz kritikoi gjithashtu Presidentin rus Vladimir Putin duke theksuar se Gjermania dhe aleatët e Kievit do të vazhdojnë të ushtrojnë më shumë presion mbi Moskën për t’i dhënë fund luftës.

Merz theksoi rolin e NATO-s në një kohë trazirash të mëdha gjeopolitike. Lidhur me kritikat e fundit të Uashingtonit, ai theksoi se strategjia e sigurisë kombëtare të SHBA-së konfirmon se Gjermania kishte të drejtë që u përqendrua në forcimin e shtyllës evropiane të NATO-s.

I pyetur në lidhje me komentet e Trump në lidhje me telefonatat e tij të fundit me evropianët, Merz minimizoi raportet për tensione midis dy palëve. Ai tha se ata patën një bisedë të detajuar ku diskutuan propozimet dhe se çfarë lëshimesh territoriale është e gatshme të bëjë Ukraina.

I pyetur në lidhje me financimin e Ukrainës, ai vlerësoi propozimin e BE-së dhe iu referua samitit të Këshillit të javës së ardhshme si momenti vendimtar për vendimet përkatëse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026