Merz: S’i ushtrojmë dot presion sa duhet Putinit, jemi të varur nga ndihma amerikane

5 Shtator 2025 | 12:28

Kancelari gjerman Friedrich Mertz tha se Evropa po dështon të imponohet në skenën globale dhe se nuk ka aftësinë të ushtrojë presion mbi presidentin rus Vladimir Putin, dhe se është e varur nga ndihma amerikane.

“Ajo që më shqetëson, dhe duhet të pranoj se më rëndon, është se ne evropianët aktualisht nuk po marrim rolin në botë që duam dhe duhet të luajmë në mënyrë që të mbrojmë siç duhet interesat tona”, tha Mertz për CDU.TV.

Ai përmendi luftën në Ukrainë si një shembull të paaftësisë së Evropës për t’u pozicionuar në skenën globale, duke thënë se Evropa nuk ka asnjë levë për të ushtruar presion mbi Rusinë.

“Për momentin, nuk jemi në gjendje të ushtrojmë presion të mjaftueshëm mbi Putinin që ta përfundojë këtë luftë. Ne jemi të varur nga ndihma amerikane”, tha Mertz, siç raportoi sot Deutsche Welle.

Në takimin e “Koalicionit të Gatshëm”, Gjermania nuk premtoi një angazhim ushtarak ndaj Ukrainës nëse arrihet paqja midis Kievit dhe Moskës, tha Mertz, duke shtuar se ndërkohë vende si Kina, India dhe Brazili po thellojnë lidhjet me Rusinë.

Nga ana tjetër, Mertz përshëndeti shenjat e unitetit të ripërtërirë evropian, duke theksuar rolin e Gjermanisë në nxitjen e këtyre përpjekjeve.

“Berlini duhet të përmbushë përgjegjësinë e tij globale sepse kjo i sjell dobi dhe i intereson vetë Gjermanisë”, përfundoi Mertz.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026