Merz: Sirianët nuk kanë pse të kërkojnë azil në Gjermani, lufta ka përfunduar

4 Nëntor 2025 | 20:46

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka deklaruar se Gjermania nuk ka më arsye për t’u dhënë azil sirianëve pas përfundimit të luftës civile në vend. Merz shtoi se ata duhet të inkurajohen të kthehen në Siri për të ndihmuar në rindërtimin e atdheut të tyre.

“Lufta civile në Siri ka mbaruar. Nuk ka më arsye për t’u dhënë azil në Gjermani, që do të thotë se ne mund të fillojmë procesin e riatdhesimit”, tha Merz.

Kancelari Merz u zotua gjithashtu se Berlini do të kontribuonte në rindërtimin e Sirisë, por vuri në dukje se priste që shumë nga refugjatët sirianë që ndodhen aktualisht në Gjermani të ktheheshin në shtëpi për të marrë pjesë në këtë proces.

“Pa këta njerëz, rindërtimi është i pamundur. Dhe ata në Gjermani që refuzojnë të kthehen në vendin e tyre, ne sigurisht që mund t’i deportojmë në të ardhmen e afërt”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se administrata amerikane po heton pretendimet se Irani mund të ketë vendosur dronë në Kubë. Duke...
11:01 | 14/07/2026

Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30

Numri i të vdekurve nga zjarri në një pub të mbushur me njerëz në kryeqytetin tajlandez Bangkok u rrit në 30 të martën, sipas zyrtarëve...
10:24 | 14/07/2026

Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nisi të hënën një fushatë për të shpërbërë Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke pretenduar se tribunali global po...
10:12 | 14/07/2026