Mes tensionit të luftës dhe Coronavirusit, Turqia lëshon emigrantët drejt BE
Gjatë ditës së sotme, në rrjetet sociale janë publikuar video të shumta që tregojnë për refugjatët sirianë që po largohen nga Turqia drejt kufijve europianë. Por çfarë e shkaktoi këtë situatë në Turqi?
Disa qindra emigrantë u dyndën në qytetin bregdetar të Diklit, në Turqi, për të lundruar drejt ishujve grekë. Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve “Ihlas”, pasi një zyrtar turk deklaroi se Ankaraja nuk do t’i ndalojë më refugjatët sirianë që të arrijnë Europën.
Turqia deklaroi se nuk do t’i ndalojë më refugjatët sirianë që të arrijnë Europën, si kundërpërgjigje për vrasjen e 33 ushtarëve turq në një sulm ajror të forcave siriane në rajonin veri-perëndimor të Idlibit dhe për t’i bërë thirrje NATO-s të mos ofrojë vetëm mbështetje morale por edhe ushtarake.
Vende të ndryshme po marrin masa për të përballuar valën e re të emigrantëve. Greqia ka dyfishuar forcat ushtarake në kufi duke përdorur edhe gaz lotsjellës, ndërkohë që kryeministri hungarez Viktor Orban thotë që do të mbrojë vendin e tij nga kjo valë e re refugjatësh.
NATO ka bërë thirrje të mos përshkallëzohet situata mes Turqisë dhe Sirisë. Ndërkohë që takimin mes përfaqësuesve të NATO-s dhe Turqisë, vetë sirianët në rrjetet sociale e kanë përmbledhur me një fjali: “Mbështetje morale dhe ngushëllime për viktimat”.
Tensionimi i mëtejshëm i situatës mes Turqisë dhe Sirisë do të ndikonte negativisht duke thelluar tre probleme. Fillimisht mund të përshkallëzonte konfliktin ushtarak në Siri, duke rrezikuar edhe civilët. Së dyti, do të shkaktonte dyndje të mëtejshme të emigrantëve drejt Bashkimit Europian. Së fundmi, vë në presion të paparashikuar autoritetet shëndetësore në pikat kufitare përballë rrezikut nga Coronavirusi.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin