“Mesazh Hamasit dhe Hezbollahut”, gazetari izraelit: Erdogan në situatë delikate

11 Tetor 2023 | 11:27

Gazetari izraelit Attila Somfalvi, tha në një intervistë për Euronews Albania se qëndrimi i presidentit turk Erdogan karshi Izraelit në të shkuarën ka qenë i dyzuar, pasi ka mbështetur për disa vite palestinezët.

Sipas tij, deklarata e sotme lidhur me konfliktin, ku Erdogan kërkon që askush tjetër të mos përfshihet në këtë luftë, është një mesazh për Hezbollah dhe Iranin që të mos ndërhyjnë në reagimin e Izraelit ndaj Hamasit.

“Netanjahu e takoi në Asamblenë e OKB dhe duket se jemi në rrugën e duhur, por ai ka mbajtur edhe anën e palestinezëve për disa vite dhe në të kaluarën i ka shkatërruar marrëdhëniet turko-izraelite për një kohë të gjatë ndërsa tani është në një situatë delikate. E fundit që ai mund të bëjë është të thotë lidhur me këtë luftë, të cilën nuk e do askush, Kur tha se askush nuk duhet të përfshihet në këtë luftë ai po i dërgon një mesazh edhe Iranit dhe Hezbollahut që të mos ndërhyjnë në reagimin e Izraelit ndaj Hamasit. Turqia s’e ka mbështetur Hamasin në të shkuarën dhe sot e kupton çfarë ka ndodhur. Ajo që ndodhi këtu, nesër mund të ndodhë në Evropë, e kemi parë të ndodhë në Paris, në Berlin”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026