Mesazhi i Greqisë për Kosovën/ Krasniqi: Serbia do të ketë pasoja
Analisti Agim Krasniqi ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania ku tha se është e rëndësishme mënyra se si ish-ministrja e Greqisë, Bakoyannis i është referuar Kosovës.
Ai tha se tashmë ndonëse Greqia nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës, ajo në letra zyrtare nuk i drejtohet më si një vend, por si një shtet. Sipas tij kjo është shumë pozitive për shtetin e Kosovës dhe për anëtarësimin e saj në KiE. Ai tha se është optimist për këtë, ndërsa shtoi se nuk i merr shumë parasysh deklaratat e Vuçiçit.
“Janë dy elemente kyçe që do i vlerësoj, e para është raporti që vihen nga ish ministrja e Greqisë që është një mesazh i fuqishëm që situata apo rrethana sa i përket anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë janë në favor të Kosovës dhe se e dyta në raport flitet për shtet jo më për një vend sepse deri më tani Kosova është përfaqësuar si një vend, ndërsa tani në raport përshkruhet si një shtet.
Këto janë elemente jashtëzakonisht pozitive që do të jetë një refleksion për të gjitha ato shtete të cilat deri më tani nuk e kanë njohur Kosovën, duke ardhur ky mesazh nga Greqia, jep një refleksion pozitiv drejt unifikimit të gjitha shteteve anëtare të Këshillit të Europës. ”,-tha Krasniqi.
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar