Mesazhi për Danimarkën, Trump: Do e marrim Groenlandën

26 Janar 2025 | 18:15

Presidenti Donald Trump shprehet i bindur se SHBA do të ketë kontrollin e Groenlandës së shpejti, pavarësisht kritikave dhe qëndrimeve të forta kundër këtij projekti nga Danimarka dhe vendet e Bashkimi Europian.

Trump nuk heq dorë nga Groenlanda: Do e marrim. Banorët e saj janë pro bashkimit me SHBA.

Presidenti Donald Trump ka thënë se SHBA do të ketë kontrollin e Groenlandës së shpejti, pavarësisht kritikave dhe qëndrimeve të forta kundër këtij projekti nga vendet e BE dhe vet Danimarka.

“Unë mendoj se do ta kemi atë“, tha Trump në një bisedë me gazetarët në avionin ‘Air Force One’ ditën e shtunë.

Trup është shprehur se 57 mijë banorët e ishullit që është pjesë e Danimarkës duan të jenë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deklarata e Trump vjen pasi kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka deklaruar se Groenlanda nuk ishte në shitje. Mediat europiane raportojnë për një telefonatë me tone të ashpra të zhvilluar mes Trump dhe kryeminsitres disa javë më parë. Gazeta “Financial Times”, një raport për telefonatën duke cituar burime brenda qeverisë së Danimarkës, e cilësonte bisedën mes tyre si të ‘tmerrshme’.

Trump ka deklaruar se nëse Danimarka nuk pranon, SHBA do të vendosë sanksione të rrepta dhe do të përdorë të gjitha mjetet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit

Dhoma e Ulët e parlamentit italian miratoi të enjten një plan qeveritar shumë të kontestuar për të ndryshuar ligjin zgjedhor, një lëvizje që kundërshtarët e...
14:45 | 16/07/2026

Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkarkoi të mërkurën prokurorin e sapoemëruar federal për distriktin perëndimor të Uashingtonit, Roger Rogoff, më pak se një orë pasi...
14:12 | 16/07/2026

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026