Mesi dhuron spektakël në SHBA, argjentinasi “abonohet” me dygolshat

7 Gusht 2023 | 16:28

Në diellin e Majemit dhe në atmosferën e tifozëve amerikanë, Lionel Messi duket i rilindur. Argjentinasi ka gjetur formën e tij më të mirë dhe vijon të marrë prej dore ekipin e tij Inter Majemi në fazën tjetër të Kupës.

Këtë të hënë “viktima” e radhës e argjentinasit ishte Dallas. Me dy gola dhe një asist, Mesi i dha mundësinë ekipit të tij që të kalonte në raundin tjetër të Kupës pa saktësisë në gjuajtjet e penalltive.

Pas penalltive, skuadra e Inter Majemit ka fituar përballë Dallasit me rezultatin 3-5, aty ku Mesi ka shënoi i pari golin e skuadrës së tij dhe asnjë nga gjuajtësit e tjerë nuk e gabuan. Mes shënuesve nga penalltitë, ishte edhe Sergio Buskets që shënoi penalltinë e dytë.

Me 7 gola, Mesi renditet i katërti së bashku me Jozef Martinez, Luis Morgan dhe Rodolfo Pizarron. Me këto shifra, Mesi ka hyrë në historinë e klubit dhe është aktualisht golashënuesi më i mire i ekipit.

Me këtë formë, Mesi i ka vendosur vetës një tjetër objektiv për t’u bërë golashënuesi më i mirë I historisë i ekipit që zotërohet nga Dejvid Beckam.  Vendin e parë në klasifikim e mban ish-sulmuesi i Napolit dhe Juventusit, Gonzalo Higuain me 29 gola me fanellën e Inter Majemit, i ndjekur nga Leo Kampana me 16 gola dhe Robert Tejlor me 8 gola.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026