Mësimi me dy turne s’është produktiv, thonë ekspertët

6 Maj 2022 | 11:06

Mësimi me dy turne sipas ekspertëve të arsimit nuk është produktiv.

Eksperti i arsimit, Qemal Çejku dhe mësuesja Luiza Myrtaj Nezha u shprehën për “Mirëmëngjes” në Euroneës Albania se në mbrëmje fëmijët shkojnë të lodhur në shtëpi dhe paradite prindërit janë në punë kështu që nuk mund t’i ndihmojnë me detyrat.

Nezha tregoi se arsyeja e vetme se pse zhvillohet mësim me dy turne nëpër shkolla është mungesa e infrastrukturës, ndërsa Çejku theksoi se nuk janë problem dy turnet aq sa është problem se si zhvillohet mësimi në pjesën e parë dhe të dytë të ditës, pra a është mjaftueshëm ora për të nxënin e fëmijës.

“Buxheti është pjesa e patolerueshme, infrastruktura e shkollave është emergjencë nëse do të kërkojmë cilësi në arsim. Na uli shumë kredite dhe pjesa e pandemisë,” – tregoi eksperti i arsimit ndërsa fliste për çështjet urgjente që duhen trajtuar.

Ndërkohë Nezha ngriti shqetësimin për brezat e ardhshëm në këtë profesion dhe zhvillimin profesional të mësuesve.

“Sot që jemi, mësuesit që kërkojnë të konkurrojnë në portalin ‘Mësues për Shqipërinë’, në datën 20 hapet portali, pra hapet plotësimi i dosjeve dhe nuk kemi kreditë,” – tregoi ajo.

Mësuesja solli në vëmendje se nga dhjetori i 2021-shit janë në pritje të krediteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026