Mësimi online, pedagogia Keta: Jemi ende në kushtet e analfabetizmit digjital

22 Prill 2020 | 14:47

Javën e ardhshme, qeveria pritet të marrë një vendim lidhur me datën se kur mund të rihapen shkollat e mbyllura nga pandemia e COVID-19. Rifillimi normal i procesit mësimor pritet të mos jetë i lehtë , së pari nisur nga rreziku i infektimit por edhe probleme të tjera që mund të jenë mbartur gjatë mësimit online.

Pedagogia e Filozofisë në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, Majlinda Keta, e cila më parë ka mbajtur rolin e drejtueses së Drejtorisë Arsimore në Tiranë, evidenton një sërë problematikash. Znj. Keta thekson se kjo situatë vuri në provë sistemin digjital të mësimdhënies që flitet aq shumë në letër.

“Ne jemi në kushtet e një analfabetizmi digjital. Jemi shumë larg me atë që duhet të kishim. Kjo situatë ishte një provë për sistemin digjital. Orientimi i investime tashmë e tutje nuk duhet të mendohet më për ndërtesa fizike, por duhet një investim digjital”, deklaroi znj. Keta gjatë një interviste për “Euronews Albania”.

Ish-drejtorja e Drejtorisë Arsimore të Tiranë e sheh të vështirë rihapjen e shkollave në këtë situatë ku ndodhet vendi, pasi sipas saj infrastruktura mësimore nuk mundëson kushte që nxënësit të jenë të distancuar në klasa. “Hapja e shkollave do të jetë vendimi i fundit që qeveria do të marrë për lehtësimin e masave për lëvizjen e lirë. Për këtë lloj infrastrukture, hapësirave dhe dendësisë është e vështirë që të kemi distancim”, u shpreh znj. Keta.

Pedagogia shpreh rezerva lidhur me masat që qeveria ka marrë për mbarëvajtjen e mësimit digjital, duke thënë se nuk ka ofruar mbështetje për mësuesit, duke mos kryer trajnime apo duke mos ofruar pajisje si tableta dhe kompjutera.

“Mësuesit shqiptarë janë heronj, kanë shkuar në luftë pa armë, pa mbështet të pakualifikuar dhe të pa trajnuar për tejkalimin e kësaj situate. Këtij shteti nuk i kushton asnjë gjë që të pajisë me tableta dhe laptopë mësuesit e sistemit publik dhe privat. Të kualifikojmë veten për erën digjitale, pasi jemi ende në kushtet e analfabetizmit digjital. Por pavarësisht këtyre problemeve mësimi online është më mirë se sa universitetet me korrespondencë, mbartësit e diplomave të tilla mund të drejtojnë dhe qeverinë”, deklaroi ndër të tjera znj. Keta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026