Mësuesi i matematikës: Provimi i vështirë, mbi 14% e maturantëve do jenë mbetës
Mësuesi Islam Alikaj thotë se teza e sotme në provimin e matematikës, ishte shumë e ngarkuar për maturantët.
Për emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Alikaj u shpreh se maturantët e kanë të pamundur që të zgjidhin 33 ushtrime dhe probleme për 2 orë e 30 minuta.
Ai parashikon që mbi 14% e maturantëve do jenë mbetës në provimin e matematikës.
“Tezat e matematikës vazhdojnë të jenë shumë të ngarkuara në numër. 33 ushtrime dhe probleme që jepen në provim, është një marrëzi. Për 2 orë e 30 minuta është e pamundur që të zgjidhen. Unë kam bërë këtë arsyetim. Mbetës do të jenë 14%, mbetës do ketë shumë. Këtë e them me përgjegjësi”, deklaroi Alikaj.
33 mijë maturantë në të gjithë vendin zhvilluan këtë të premte provimin e tretë të Maturës Shtetërore në lëndën e matematikës.
Në rrjetet sociale, qarkulluan imazhe të tezës para përfundimit të provimit.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima