Mësuesi nga Puka i pasionuar me prodhimin e veglave muzikore tradicionale
Çiftelinë dhe lahutën nuk i ndan dot. Është rritur me to, si çdo familje në malësinë e Pukës dhe ajo e Gjelosh Alisë i mbante këto vegla muzikore të varura në mur, në anë të oxhakut të kullës.
66-vjeçari na thotë se ka mësuar t’i bjerë çiftelisë që në klasë të 5 dhe ka nostalgji për rrethet artistike që funksiononin në atë kohë në çdo shkollë.
“Dëgjoja një melodi të radio Kukësi e nxitoja të shkoja në shtëpi, të merrja çiftelinë dhe të luaja”, u shpreh ai.
Gjelosh Alia nuk ndan dot as letërsinë dhe muzikën, pasi për 44 vjet ka punuar si mësues letërsie. Sot lexon te punishtja e tij modeste ku prodhon vegla muzikore kryesisht çifteli.
“Veglat muzikore i kam nisur në moshën 20-vjeçare”, tha ai.
Ky pasion e nxiti të hapte këtë punishte ku prodhon 5 lloje instrumentesh të madhësive të ndryshme.
Gjelosh Alia na thotë se ky nuk është një biznes fitimprurës. Kur në derën e punishtes se tij nuk troket askush, Gjeloshi e shfrytëzon kohë për t’i rënë çiftelisë apo lahutës.
Atij i vjen keq që lahuta, me të cilën çdo malësor ka kënduar ‘Eposin e Kreshnikeve’, sot blihet vetëm si relike.
I vjen keq që të rinjtë nuk kanë dëshirë t’i njohin këto vegla muzikore e aq më pak të luajnë në to. Keqardhje që e shpreh edhe për djalin e tij.
Prej dëshirës që ka që tradita në muzikë t’i trashëgohet brezave që vijnë si pjesë e identitetit tonë kombëtar, ai prodhon edhe çifteli të këtyre përmasave.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 19:47 Nis marshimi, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
- 18:48 50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
- 18:34 Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore