“Mësuesi sot merr më pak se një hidraulik”- Shehi: Shqipëria duhet të riarsimohet!
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, është shprehur se populli shqiptar duhet të riarsimohet.
Komentet Shehi i bëri në Euronews Albania, ku tha se vendi ynë po bie në nivelin e rankimit ndërkombëtar për arsimin.
Ai tha gjithashtu se figura e mësuesit sot nuk është një figurë e respektuar si 30 vite më parë, pasi sipas tij, kjo kategori sot paguhet më pak se një hidraulik.
“Në fushën afatgjatë Shqipëria duhet të riarsimohet. Po rrëshkasim vit për vit në atë rankimin ndërkombëtar sa i përket arsimit. Një vend i vogël si Shqipëria, resursin më të madh ka pasur rininë, aftësinë e tyre në tregun e punës.
Por nëse nuk kemi arsim, nëse nuk kemi të rinj të gatshme për vendin e punës dhe për universitete, sigurisht që ne do mbetemi mbrapa. Por kësaj qeveria i është mbushur mendja se kjo gjë bëhet me kamarierë, me barmën.
Sepse mendojnë se mund ta zgjidhin këtë punë duke importuar një kategori punëtorësh të përkohshëm. Unë kam dëshirë që figura e mësuesit dhe pedagogut të kthehet në piramidën sociale ku ka qenë 30 vite më parë, që ishin shtresë e mesme, të respektuar. Sot mësuesi nuk është, merr më pak se një hidraulik, se një teknik i mesëm”, tha Shehi.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata
- 07:50 Ushtria iraniane: Lëshuam dronë ndaj objektivave amerikane në Bahrein dhe Jordani
- 07:41 Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
- 07:30 Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit
- 07:25 Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret
- 07:20 Trump vendos tarifa të reja për më shumë se 80 vende, reagime nga aleatët dhe partnerët tregtarë të SHBA