“Mësuesja u pagua për vendosjen e shamisë’, Milaim Zeka përplaset me avokatin

3 Shtator 2022 | 12:24

Përjashtimi i mësueses në Kosovë, për shkak se mbante shami, është bërë temë debati mes gazetarit Milaim Zeka dhe avokatit të mësueses, Muhamet Mujaj në studion e Euronews Albania.

Shkak është bërë një mesazh që i kishte ardhur avokatit nga një gazetar, ku thoshte se mësuesja ka qenë e paguar.

Zeka ka kundërshtuar avokatin dhe u ka ardhur në mbrojtje gazetarëve duke thënë se këto të fundit kanë të drejtë të flasin për tema të tilla në mënyrë që të informojnë shoqërinë.

Pjesë nga debati:

Zeka: Gazetarët janë tabela qitëse në të gjitha anët.

Avokati: Jo Jo.

Zeka: Prit avokat se kam me të keq. Më the se një gazetar më ka dërguar në mesazh se ajo ka qenë e paguar. Budallallëqe ka me kamionë. Ti po fol për një rast specifik dhe zbulimi i këtij mesazhi e dëmton klienten tënde dhe i jep reklamë një mesazhi. Mesazhi i gazetarit nuk ka të bëjë me faktet që unë thashë. Nuk kishte asgjë të keqe për të reaguar.

Avokati: Kam dëgjuar dhjetëra herë prej predikuesve fetar që prej 1912 që hoxhallarët nuk kanë asnjë përkrahje institucionale. Ne bëjmë thirrje që të luftohet radikalizmi fetar e nacionalist vetëm që të jemi të qetë dhe të ndërtojmë një shoqëri të shëndoshë.

Zeka: A mos prite ti që të thotë bashkësia fetare islame që të thotë jemi të paguar prej Serbisë e Rusisë, është puna e gazetarëve që të flasin për raste të tilla.

Avokati: Ka pasur një reagim në qytetin e Suharekës ku e dënojnë diskriminimin.

Zeka: Unë në aspektin juridik, duhet t’i drejtojë shteti e me i përcaktu ligji, përndryshe ne kot vajtojmë. Është çështje e shtetit. Problemi është i zgjidhur nëse udhëzimi administrativ nuk flet për mësimdhënës, unë jam bindur se Gjykata do e paguaj për të gjithë ato muaj që është përjashtuar nga shkolla.

Avokati: Ne i kemi bërë thirrje institucioneve që të luftojë urrejtjen fetare. Kemi intelektualë që nxisin urrejtjen fetare. Ajo kategori nuk duhet të dëgjohet në këtë shoqëri.

Mësuesja Remzije Lezi nga Reshtani i Suharekës nuk do të mundet të ushtrojë më profesionin e mësueses pasi nuk lejohet të mbajë shami.

Pak ditë më parë ajo është pushuar nga puna për shkak se është e mbuluar.

Këshilli Drejtues i Shkollës Fillore “Flamuri i Arbërit” mori vendim që të mos i lejojë mësueses me 30 vite eksperiencë ushtrimin e detyrës në këtë institucion arsimor.

Këshilli e mori këtë vendim duke u mbështetur në Udhëzimin Administrativ që ndalon bartjen e uniformës fetare.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026