Meta akuza Ramës: Do të japë 1 miliard euro për shtatë koncensione
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit, Edi Rama në lidhje me buxhetin e vitit 2023.
Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se Rama do t’u japë klientëve të tij, përmes koncensioneve, 120 milionë euro në një vit, në vend që të mbështesë qytetarët.
Ndër të tjera, Meta nënvizoi se Rama do të japë 1 miliard euro për shtatë koncensione.
“Në vend të mbështetjes së qytetarëve, Edi Rama do t’u japë klientëve të vet vetëm në një vit me koncesione 120 milionë euro. Parashikon 130 milion euro taksa të reja, taksa shtesë. Qeveria do të paguajë 30 milionë euro më shumë sesa viti aktual për këto kontrata PPP. Totali i kostos së shërbimit të borxhit në vitin 2023 do të arrije një shumë rekord në vitin 2023 në 136.4 miliard lekë, ose në rreth 1.15 miliard euro me një rritje në 69% krahasuar me vitin 2022.
Totali i kostos së sherbimit të borxhit do të jetë pothuajse i barabartë me buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë, të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë të marra së bashku për vitin 2023. Do të jepen 1 miliard euro për 7 koncesione dhe do të vazhdojnë rrugët e florinjta qindra milionë euro”, theksoi Meta.
LEXONI GJITHASHTU
Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:13 “Zgjedhjet vendore, do tregojnë sa mbështetje do ketë protesta”, Klosi: Shumë mirë që u kanalizuan politikisht!
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu