Meta: Berisha mban përgjegjësi për primaret, shqiptarët presin fitoren e opozitës
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se kryedemokrati Sali Berisha do të mbajë përgjegjësi për procesin e primareve, pasi është ai që e ka ideuar.
Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se shqiptarët presin fitoren e opozitës ndaj qeverisë, që sipas tij është kthyer në një regjim fashist.
“Unë kam thënë që e mban Sali Berisha përgjegjegjësinë, që do të thotë se shqiptarët nuk presin primaret nga Berisha dhe as nga Meta, presin fitoren mbi këtë juntë. Prandaj, ai mban përgjegjësi, pasi është ai që e ka ideuar dhe nisur këtë proces, e duartrokas. Ky është një proces i vonuar dhe unë ia kam thënë. Duhet bërë çdo gjë që kjo çështje të zgjidhet sa më parë, pasi kemi të bëjmë me një regjim fashist”, theksoi Meta.
Paraditen e kësaj të mërkure, Meta i shkoi në zyrë Berishës dhe u zhvillua një takim për më shumë se 30 minuta.
Pas takimit, Meta u shpreh se do të ketë referendum dhe primare të përbashkëta me Partinë Demokratike.
Ndër të tjera, ish-presideti bëri të ditur se i ka propozuar një emër Berishës për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Ai nënvizoi se Berisha e mirëpriti propozimin e tij, ndonëse nuk e bëri publik emrin.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 18:07 Vritet në Itali gazetari sportiv Luca Esposito, trupi i tij gjendet i djegur
- 17:45 Aksident i rëndë në Çermë-Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë
- 17:14 Dalin pamjet e aksidentit të ambulancës në Greqi, momenti kur përmbyset pas përplasjes
- 16:50 Seanca e fundit parlamentare, PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, çfarë ndodh me hartën e re?
- 16:23 Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 16:01 34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri