Meta e Ruçi urojnë Gjermaninë për presidencën e BE-së, garantojnë se do punojnë për përmbushjen e kushteve të Bundestagut
Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi mirëpritën të mërkurën marrjen e presidencës së radhës në Bashkimin Evropian nga Gjermania.
Dy zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar shprehën besimin se nën ndikimin e politikës gjermane Evropa do të marrë një perspektivë pozitive drejt riorganizimit për përballimin e pandemisë së COVID-19, përballjes me krizën ekonomike, por edhe për çështjen e zgjerimit.
Përmes një postimi në Facebook, Meta u shpreh mirënjohës për ndikimin e politikës gjermane në vendosjen e Shqipërisë në krye të agjendës së integrimit.
Meta kujtoi se Shqipëria duhet të përmbushë dhe zbatojë kërkesat e vendosura nga Bundestagu gjerman pasi “kjo është mundësi që nuk duhet humbur kurrsesi!”.
Të martën Meta takoi kryeparlamentarin Ruçi, me të cilin bashkërendoi nisjen e punës për përshpejtimin e procesit të emërimeve në drejtësi, proces i kërkuar nga Bundestagu.
“Shpresoj që kjo të frymëzojë një qasje të ngjashme gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat ku nevojiten reforma kyçe. Pritshmëritë për nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë presidencës gjermane janë të larta,” – u shpreh Meta.
Ndërkohë kryeparlamentari Ruçi i drejtoi një urim homologut të tij gjerman Wolfgang Schäuble, të cilit i shprehu falënderim për mbështetjen e dhënë Shqipërisë.
“Bashkimi Europian po përballet me një recesion të thellë. Por Shqipëria ka besim të plotë se plani i Gjermanisë për rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe të Europës, për të përballuar dhe kapërcyer pasojat e pandemisë së koronavirusit, do të jetë një mbështetje e madhe për të gjithë kontinentin, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor,” – u shpreh kryeparlamentari Ruçi teksa theksoi se Kuvendi dhe Presidenti “po punojnë me përgjegjësi për të zbatuar rekomandimet e Këshillit Evropian dhe Bundestagut.
Presidenca e Këshillit të BE-së kryeson takimet në çdo nivel në Këshill, koordinon si dhe drejton vazhdimësinë e punës së Këshillit. Çdo 6 muaj Presidenca i kalon në rotacion një prej vendeve anëtare të BE-së.
Lexoni gjithashtu:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania