Meta flet për çështjen “Partizani”: Drejtësi e kapur, akuza është e diktuar nga Rama

31 Tetor 2023 | 11:22

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ishte këtë të martë në një konferencë për mediat ku e cilësoi arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe të gjithë çështjen “Partizani” si një metodë e kryeministrit Rama për të hequr vëmendjen nga skandalet e tij.

”Sa i takon qëndrimeve ndaj zotit Berisha nga ana e prokurorëve të SPAK apo të përfaqësuesve të gjykatave, dëshiroj të shpreh edhe një herë tjetër keqardhjen për këtë rrëshqitje e cila nuk është e papritur të së ashtuquajturës drejtësi e re ,e cila anashkalon parlamentin, del mbi kushtetutën dhe mbi Konventën Europiane  të të drejtave të njeriut dhe natyrisht që ne e dimë shumë mirë që është një aktakuzë e cila në radhë të parë u bë në kongresin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Është një aktakuzë e diktuar në çdo element prej tij, i cili për çështjen e ish-klubit “Partizani” është edhe personi kryesor që ka marrë përgjegjësinë për të  bërë ndërrimin e destinacionit, nga një destinacion sportiv, në nëj destinacion për ndërtime, por po të shikoni dosjen emri i tij nuk del. ai ka garantuar përmes kapjes së drejtësisë paprekshmërinë e tij”,-tha Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026